Site icon Telegrafi

Policia arreston 20-vjeçarin në Ferizaj, pas shantazhit që i bëri një të miturës

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi që i njëjti dyshohet se ka shantazhuar një femër. 

Në njoftimin e Policisë thuhet se hetuesit e njësitit të hetimeve të Stacionit policor të Ferizajt, kanë arrestuar të dyshuarin A.K . (m/sh/k /20 vjeç) me dyshimin e bazuar se i dyshuari ka kryer veprën penale të shantazhit ndaj viktimës femër, e mitur, transmeton Telegrafi.

I dyshuari, për disa ditë rresht përmes rrjetit social Facebook, në mënyrë sistematike e kishte kërcënuar dhe shantazhuar viktimën duke i kërkuar një shumë parash – përndryshe do t’i publikonte disa fotografi intime të viktimës.

Në komunikatën e bërë për media bëhet e ditur se të gjitha veprimet e hetuesve policorë janë bërë në koordinim me Prokurorinë e shtetit dhe i dyshuari është arrestuar në flagrancë, derisa ishte duke i marrë 100 euro nga viktima.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Ferizaj, ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e mbajtjes për 48 orë, ndërsa rasti pas kompletimit do të procedohet në Prokurori.  /Telegrafi/

Exit mobile version