Policia e Kosovës, Njësiti FAST Kosova, sot rreth orës 11:00, ka arrestuar tre shtetas të huaj.
Sipas një njoftimi për media thuhet se arrestimi ka ardhur pasi është pranuar informata nga INTERPOL-i, se shtetas nga lindja janë të kërkuar për një rast në një shtet tjetër.
Tutje në njoftim thuhet se arrestimi i këtyre tre personave është bërë vetëm duke u bazuar në pamjen e tyre, pasi të njëjtit nuk posedojnë dokumente personale.
“Policia do ta trajtojë bashkë me institucione vendore dhe ndërkombëtare ketë rast dhe do të merren hapat e më tejmë bazuar në procedura ligjore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/