Site icon Telegrafi

Polici serb injoron ligjet e Kosovës, shkruan tiketa në gjuhën serbe (Foto)

Në mesin e shumë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ka edhe policë të nacionalitetit serb, të cilët edhe shqiptojnë e shkruajnë tiketa të gjobës në gjuhën serbe.

Në dokument (tiketë gjobitjeje) që ka ardhur në adresë të Telegrafit shihet se si njëri nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, i nacionalitetit serb me inicialet M.M., nuk i njeh ligjet e Kosovës.

Ai i ka shqiptuar dënimin dhe i ka shkruar një tiketë gjobe në trafik në gjuhën serbe, një qytetari nga komuna e Lipjanit.

Kjo nuk është hera e parë që policët serbë të Kosovës punojnë kundër ligjeve dhe rregullave të shtetit në të cilin jetojnë./Telegrafi/

Exit mobile version