Telegrafi

Polici që doli në një videoskandal thotë se nuk di ta përdor telefonin

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka shpallur moskompentencën për çështjen e policit të videoskandalit duke ia kaluar gjykatës për të mitur duke qenë se denoncimi lidhet me të mitur. Prokuroria kërkoi burg me afat 30 ditë deri në paraqitjen e provave, e me sa duket Berhan Bajrakurti do rri në burg deri sa të ketë një vendim.

Lexo po ashtu Ngacmoi seksualisht 15-vjeçaren, arrestohet polici në Shkodër (Video)

Vetëm Bajrakurtaj ka mohuar në gjyq se ka ngacmuar një të mitur. Ai ka thënë se celularin e ka pasur në servis dhe se nuk di ta përdor mirë.

Lexo po ashtu Pas videos me ngacmim seksual të të miturës policit i dalin edhe foto tjera (Foto +18)

“Nuk kam ngacmuar asnjë të mitur. Kam qenë në shtëpinë time. Nuk e di se si ka dal video. Para pak kohësh e kam çuar celularin në servis dhe më pas e kam pasur me kod. Unë nuk di ta përdor mirë celularin. Nuk kam ngacmuar asnjë person dhe s’e kam idenë si është shpërndarë video”, ka thënë polici.

Lexo po ashtu Kush është polici i video-skandalit, si u rikthy në detyrë?

Avokati i Bajrakurtaj, Xhelal Kraja kërkoi të cilësohet ndalimi i paligjshëm dhe lirimin për shkak se sipas tij s’ka vepër penale. /BW/Telegrafi/