Site icon Telegrafi

Polici godet të riun dhe e shan: “O… mu deshe me m’shtyp”! (Video)

Një përplasje aspak e këndshme mes dy policëve dhe një të riu ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Konflikti i tyre ka degraduar deri në dhunë fizike në mes të qytetit dhe në sy të të gjithë kalimtarëve.

Arsyeja e kësaj përplasjeje lidhet me një mosbindje të momentit. Dy të rinjtë kanë qenë në motor. Policia u ka kërkuar të ndalojnë, por ata nuk e kanë bërë. Kështu, policët janë vënë në ndjekje, deri në momentin që kanë kapur njërin prej tyre (tjetri ka ikur).

Njëri nga policët me këtë rast nuk ka përmbajtur as inatin dhe nervat duke e sharë të riun.

“O të q… ropt, mu deshe me m’shtyp”, dëgjohet duke i thënë polici të riut, ndërkohë që e godiste. /joq/

Exit mobile version