Telegrafi

Polici godet me grusht të arrestuarin (Video)

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka grushtuar një qytetar pasi ky i fundit është arrestuar, në periferi të Prishtinës.

Në një video të publikuar nga KALLXO.com shihet se si një pjesëtar i Policisë së Kosovës godet një qytetar i cili ndodhet në makinën e policisë.