Punimi artistik që duket shumë i vërtetë, meqenëse ishte “parkuar” pa leje, i pësoi edhe dënimi.
Skulptura e artistit Erwin Wurm, e cila ishte e vendosur në qytetin Karlsruhet në Gjermani, ka marrë një tiketë policie, ku shkruhet dënimi për parkim pa leje.
Artisti e kishte vendosur këtë kamionçinë pranë një ndërtese, me leje të Komunës, por mbrojtësit e rendit kanë kujtuar se është një makinë e vërtetë, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, artisti Wurm është i njohur për improvizime me vetura, duke i vënë në forma të ndryshme. /Telegrafi/