Telegrafi

Polici amerikan rrezikon jetën e tij, futet në veturën e përfshirë nga zjarri për ta nxjerrë gruan që kishte ngecur brenda

Një polic në Kaliforni ka arritur që në momentet më kritike të shpëtojë një grua që kishte ngecur brenda veturës së përfshirë nga zjarri, e ky moment është regjistruar nga kamera e vendosur në uniformën e zyrtarit policor.

Bëhet fjalë për një aksident trafiku që më pas kishte rezultuar me shpërthim të veturës, në një autostradë në Davis të Kalifornisë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë nuk dihet se si ka ndodhur aksidenti, por polici i Davis ka arritur ta nxjerr të gjallë shoferen që mezi merrte frymë dhe pothuajse kishte humbur vetëdijen.

Polici Pheng Ly ishin edhe kalimtarët e rastit që u ndalën për ta ndihmuar, por asnjëri prej tyre nuk kishte guxim t’i afrohet zjarrit për ta nxjerrë gruan.

“Askush nuk pati guxim të futet në zjarr duke marrë parasysh rrezikun, e kuptoj këtë. E kuptova se jeta e saj varej nga veprimi im dhe për 60 sekonda mu desh ta nxjerr nga vetura dhe largoj nga zjarri”, ka deklaruar Ly. /Telegrafi/