Telegrafi

Policet qerasen me drekë për 8 Mars

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas shënohet në tërë botën e po ashtu edhe në Kosovë.

Zakonisht institucionet bëjnë dhurata për 8 Mars për gjininë femërore.

Dhuratë për festën e 8 Marsit ka bërë edhe Policia e Kosovës për koleget e tyre.

Ato sot do të qerasen me një drekë e cila është organizuar nga Sindikata e Policisë.

Nënkryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës Shaban Tasholli ka treguar për këtë organizim që ka bërë sot policia për pjesëtaret e uniformuara.

‘’Ne për 8 Mars kemi organizuar një drekë për anëtaret e sindikatës së policisë në orën 12:00”, ka thënë Tasholli për KosovaPress.

Policia e Kosovës në mesin e saj ka një numër të femrash prej 8 për qind.

Sipas Tashollit kjo shifër jo që është e kënaqshme, por është më e mira në Evropë.

“Në Polici janë 1300 femra janë të punësuara”, ka treguar Tasholli.

Ndryshe Policia e Kosovës për çdo vit organizon ndeja ose shpërndan dhurata për policet femra për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.