Telegrafi

Poirier mposhti McGregorin edhe me pikë në raundin e parë

Conor McGregor është mposhtur nga Dusin Poirier në UFC 264, por kjo erdhi vetëm pas ndalesës nga gjyqtari dhe mjeku në fund të raundit të parë, pasi irlandezi pati një thyerje të tmerrshme të kyçit të këmbës.

McGregor ka humbur takimin ndaj Poirier në fund të raundit të parë në meçin e zhvilluar në Las Vegas.

Humbja e irlandezit nuk erdhi me ndonjë nokaut, por pas ndalesës nga gjyqtari dhe mjeku, ndërsa McGregor nuk donte që kjo t’i shënohej si fitore Poirierit.

Lexo po ashtu Momenti i frikshëm kur McGregor theu kyçin e këmbës në përballjen ndaj Poirier

Megjithatë, amerikani ishte më i mirë gjatë raundit të parë edhe në vlerësimet e gjyqtarëve me rezultat përfundimtar 30-25.

Tre gjyqtarët e meçit: Sal D’Amato, Derek Cleary dhe Junichiro Kamijo kishi dhënë pikë më shumë për Poirerin.

D’Amato (10-9), Cleary (10-8) dhe Kamijo (10-8) ishin pikët që i kishin dhënë për meçin. /Telegrafi/