Telegrafi

Pogradec, arrestohet 55-vjeçari që përdhunoi të miturën dhe e la shtatzënë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një 15-vjeçare është përdhunuar nga një 55-vjeçar dhe si pasojë ka ngelur shtatzënë.

Denoncimi u bë nga vetë e mitura, e cila akuzon 55-vjeçarin se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

Pas denoncimit Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë kapjen dhe arrestimin e Ligor B., 55 vjeç, banues në Njësinë Administarive Velçan.

“Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë më datë 14.10.2017 në prani edhe të psikologes, nga një shtetase 15-vjeçare, e cila ka deklaruar se shtetasi i mësipërm në muajin mars të vitit 2017, ka kryer me këtë të fundit në banesën e saj, marrëdhënie seksuale me dhunë dhe për pasojë kjo shtetase ka ngelur shtatzanë”, sqaron policia.

Nga ana e Policisë po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” parashikuar nga neni 101 i Kodit Penal.

Foto: Ilustrim