Mesfushori francez, Paul Pogba, mendohet se ka zgjedhur edhe numrin e fanellës me skuadrën e tij të re, Barcelona.
Pogba mendohet se do ta përfundojë së shpejti transferimin e tij nga Manchester United te Barcelonë.
Sipas mediumit italian CalcioMercato, mesfushori francez tashmë ka rezervuar edhe numrin e fanellës që ai dëshiron ta bart.
Fituesi i Kupës së Botës do të preferoj ta mbaj fanellën me numër 8, e cila u mbajt për shumë vite nga legjenda Andres Iniesta.
Mesfushori spanjoll është larguar gjatë kësaj vere nga katalunasit në J-League të Japonisë te Vissel Kobe dhe numri i tij ka mbetur ‘pa pronar’.
Pogba tashmë është shprehur se ka zhvilluar bisedime me drejtorin sportiv të Barcelonës, Eric Abidal, lidhur me një kalim të mundshëm në Camp Nou.
Në rast transferimi te Barcelona, Pogba do ta gjente aty edhe ish-partnerin e tij në mesfushën e Juventusit, Arturo Vidal, i cili u zyrtarizua gjatë mbrëmjes së premte.
Çmimi dhe detaje tjera të këtij transferimi të mundshëm ende nuk janë bërë publike. /Telegrafi/