Paul Pogba ka treguar se si e ka bindur Romelu Lukakun të bashkohet me Manchester Unitedin.
Lukaku kaloi nga Everton te Manchester United, duke e lënë në tavolinë ofertën e Chelseat.
“Kam qenë i përgatitur për këtë, ka qenë punë e madhe”.
“Dola me të për në darkë dhe i fola për Manchester Unitedun”.
“Mu desh të punoja shumë dhe më në fund ai është këtu, ai është këtu dhe i gatshëm për të arritur qëllimet”.
“Ai është një lojtar që e njeh Ligën Premier dhe mund ta na ndihmojë shumë”, ka thënë Pogba. /Telegrafi/