Telegrafi

Pogba do t’i kushtojë Juventusit deri në 80 milionë euro në katër vite kontratë

Paul Pogba do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me Juventusin, ku vlera e saj pritet të shkojë deri në 80 milionë euro.

Më 1 qershor, Manchester United njoftoi se mesfushori francez do të largohej nga klubi pasi kontrata e tij skadonte në fund të muajit.

Pavarësisht interesimit të Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, duket se ai do t’i bashkohet Juventusit si transferim i lirë për herë të dytë në karrierën e tij.

Gazzetta dello Sport raporton se ai do të fitojë deri në 10 milionë euro neto në sezon, ndërsa bonuset shkojnë nga 7,5 deri në 8 milionë euro.

Rafaela Pimenta, ka marrë përsipër negociatat për ish-klientët e Mino Raiolas, ku ka punuar për një marrëveshje katër vjeçare dhe jo tre siç ishte paralajmëruar.

Pogba kërkon të jetë qendra e një projekti sportiv pas gjashtë sezoneve të vështira te Man United, ku për herë të fundit fitoi një trofe të madh në sezonin e tij të parë në këtë klub.

Sipas Gazzetta dello SPort, kontrata, tarifat e agjencisë dhe nënshkrimi, si dhe bonuset e ndryshme mund ta qojnë shumën totale të paguar për këtë marrëveshje në 80 milionë euro. /Telegrafi/