Telegrafi

Pogba telefonon Dembelen për ta bindur rreth një transferimi te Manchester Unitedi

Paul Pogba është duke ndihmuar klubin e tij, Manchester Unitedin, për të transferuar bashkëvendësin e tij francez, sulmuesin e Barcelonës, Ousmane Dembele.

Dembele vazhdon të mbetet një objektiv madhor i Djajve të Kuq, pasi janë zhgënjyer në ndjekjen e vazhdueshme të Jadon Sanchos.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Pogba ka telefonuar Dembelen këtë javë duke e nxitur atë të transferohet në Old Trafford.

Pogba i ka thënë Dembeles se ai do të ambientohet shpejt brenda zhveshtores së Unitedit dhe do të kënaqet duke luajtur në menaxherin Ole Gunnar Solskjaer.

Unitedi është duke biseduar ditëve të fundit me Barcelonën rreth krijimit të një marrëveshje fillestare huazimi për Dembelen.

Katalunasit janë të gatshëm të bëjnë biznes, për sa kohë që Unitedi mbulon pagën e plotë të lojtarit për gjithë sezonin. /Telegrafi/