Site icon Telegrafi

Pogba te United, punë e kryer? Tifozët e Juves tallen me spekulimet (Foto)

Një burim brenda klubit të Juventusit ka thënë për mediat italiane se klubi Bianconer ka vendosur ta shesë superyllin, Paul Pogba.

Massimo Di Culo, një burim brenda klubit të Juventusit ka konfirmuar se Juventusi ka vendosur ta shesë Pogban.

Natyrisht, e gjithë kjo është një shaka e tifozëve të Juventusit, ku Telegrafi mëson se autorë të këtij informacioni tallës janë tifozë juventinë shqiptarë në forume të Juventusit për fansa nga mbarë bota.

Lexo po ashtu LIVE: Saga Pogba dhe të gjitha transferimet tjera në kohë reale

Edhe pse mbetet vetëm në suaza të spekulimeve, marrëveshja nëse do të konkretizohet, shkruan Telegrafi, do të thyejë rekordin e transferimeve deri tash në histori të futbollit.

United ka shprehur gatishmërinë të paguajë deri në 125 milionë euro.

Tallja e tifozëve të Juves ku mediat botërore e kanë menduar se është i vërtet informacioni: 

Largimi i Pogbas u përfol më shumë pas blerjeve të Juventusit të cilat ishin të shumta gjatë kësaj vere dhe morën formë së fundmi kur Bianconerët lansuan ofertë multi0milionëshe për të blerë Gonzalo Higuainin.

Priten konfirmime tjera nga mediat italiane dhe ato angleze. /Telegrafi/

Exit mobile version