Transferimi i shumëpërfolur i Paul Pogbas te Manchester Unitedi mund të zyrtarizohet gjatë ditës së sotme (e martë) – bëjnë të ditur mediat.
Mesfushori i Juventusit është pranë që të ribashkohet me Djajtë e Kuq, ndërsa çmimi i tij do të vendosë rekord botëror.
Lexoni këtu të gjitha lajmet për TRANSFERIMET
Zonja e Vjetër kërkon 120 milionë euro për lojtarin, derisa Mino Raiola kërkon 20 milionë për vete, ashtu që shuma e transferimit mund të arrijë 140 milionë euro.
Sipas Tuttosport, arritja e marrëveshjes pritet të ndodhë brenda kësaj ditë.
Pogba nuk është lojtari i vetëm që do të largohet nga Bianconerët, edhe Hernanes mund të kalojë në Bundesliga (te Bayer Leverkuseni apo Hamburgu). /Telegrafi/