Telegrafi

Pogba te Juventusi: Raiola shihet në Torino

Foto: Bleacher Report

Agjenti i Paul Pogbas, Mino Raiola është parë në Torino, pas zërave për një kthim të mundshëm të mesfushorit francez në Juventus.

Raiola së fundmi ka zbuluar se koha e fituesit të Kupës së Botës te Manchester United ka përfunduar, por shtoi se një lëvizje e mundshme për mesfushorin francez mund të jetë e mundur vetëm në fund të sezonit.

Përkundër kësaj, disa raporte në Itali sugjerojnë që Juventusi do të bëjë një lëvizje për të ri-nënshkruar me ish-mesfushorin e tyre në afatin kalimtar të janarit.

Gazeta Il Corriere della Sera pretendon se Mino Raiola është parë në Torino, duke rritur shpresat e tifozëve të Juventusit për të parë francezin të kthehet në Allianz Stadium.

Lexo po ashtu Pogba reagon ashpër në lidhje me të ardhmen e tij

Negociatat nuk do të jenë të lehta pasi Juventusi duhet të shesë disa nga lojtarët e tyre së pari.

Përveç kësaj, Zonjës së Vjetër do t’i duhet gjithashtu mesfushori francez të ulë pagën e tij dhe të bindë Manchester Unitedin të lejojë lojtarin në huazim me mundësi blerjeje, sipas raporteve në Itali. /Telegrafi/