Telegrafi

Pogba te Juventusi gjithmonë e më afër, takim mes palëve javën që vjen

Paul Pogba mund të rikthehet te Juventusi në Serie A.

Mediumi “Sky Sport” të shtunën ka bërë të ditur se përfaqësuesit e mesfushorit do të udhëtojë drejt Torinos ku mund ta finalizojnë marrëveshjen me ekipin italian.

Agjeti i lojtarit do të takohet me krerët e klubit të Juventusit për të diskutuar detajet e marrëveshjes.

Pogba do të largohet nga Manchester Unitedi si futbollist i lirë pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.

Për francezin interesim ka shprehur edhe Paris Saint-Germain.

Nëse nënshkruan me Juventusin do të jetë një rikthim për francezin i cili ka luajtur për katër vite me Juventusin në të shkuarën. /Telegrafi/