Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba thuhet se është duke u rikuperuar mirë pas operacionit në gju dhe duhet të jetë gati për të luajtur në Kupën e Botës për Francën muajin e ardhshëm.
Pogba nuk ka bërë ende debutimin e tij zyrtar për Juventusin që kur u kthye si lojtar i lirë nga Manchester Unitedi gjatë verës, pasi pësoi një çarje të meniskut në korrik.
Ai zgjodhi trajtimin konservativ për të shmangur një operacion, duke shpresuar që të mos rrezikohej për turneun në Katar, por kjo nuk arriti të sillte përmirësimet e nevojshme.
Pra, Pogba u vu nën brisk dhe gazeta L’Equipe pretendon se tani po rikuperohet aq mirë sa do të jetë në dispozicion të trajnerit të Francës, Didier Deschamps, në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Paul Pogba dans les temps pour participer à la Coupe du monde avec les Bleus https://t.co/VhGJwUWfBx pic.twitter.com/DeCdFIC9F5
— L’ÉQUIPE (@lequipe) October 15, 2022
Rikthimi i tij pritet maksimumi pas një muaji, gjë që do t’i japë atij pak kohë të çmuar për të luajtur për Juventusin, por ai do të jetë gati për turneun kur ai të nisë më 20 nëntor.
Megjithatë, duket se mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante, nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë për Francën në Katar. /Telegrafi/