Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba është takuar me trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane, në Dubai.
Francezi, 26 vjeç, është duke rehabilituar nën diellin dhe nxehtin e Dubait pas një lëndimi të pësuar në kyçin e këmbës së tij të djathtë, në ndeshjen kundër Arsenalit muajin e kaluar.
Megjithatë, ky udhëtim rehabilitimi në Dubai ka shërbyer edhe për një takim mes Pogbas dhe trajnerit të Realit, Zidane.
Zidane ishte në Lindjen e Mesme për të marrë pjesë në konferencën “Dubai AI në Sport” në fillim të kësaj jave.
Mediumi britanik Daily Star ka publikuar disa fotografi, ku shihet Pogba teka shkëmben fjalë me trajnerin e Realit, i cili disa herë ka dashur ta sjellë yllin e United në Madrid.
Manchester United EXCLUSIVE: Injured Paul Pogba spotted with Real Madrid boss Zinedine Zidane in Dubai #MUFC https://t.co/mrGGjbDffT pic.twitter.com/njYZtBia6S
— Daily Star Sport (@DailyStar_Sport) October 17, 2019
Dyshja franceze thuhet tutje se “ndau një bisedë 10-minutëshe” në njërin nga plazhet në Dubai.
Pogba ishte një objektiv transferimi për gjigantët e La Ligës gjatë verës, pasi zbuloi se po kërkonte një “sfidë të re”. /Telegrafi/