Telegrafi

Pogba takohet me Abidalin, francezi mund të transferohet te Barca

Paul Pogba thuhet se ka mbajtur një takim sekret me drejtorin e Barcelonës, Eric Abidalin.

Mesfushori i Manchester United, Pogba ka kaluar dy vjet me paraqitje të luhatshme në Old Trafford që nga transferimi prej Juventusit.

Lojtari aktualisht është për pushime në Shtetet e Bashkuara pas triumfit në Kupën e Botës me Francën.

Anthony Martial dhe Paul Pogba (Getty Images)

Sipas gazetës Tuttosport, francezi është takuar me drejtorin e ri teknik të katalunasve në Beverly Hills.

Ylli i Francës dyshohet të jetë në listën e dëshirave të Barcelonës, edhe pse një lëvizje e tillë pothuajse është e pamundur.

Menaxheri i Unitedit, Jose Mourinho ka pasur marrëdhënie të tensionuara gjatë dy sezoneve të fundit me mesfushorin.

Juventusi shfaqi interesim për Pogban, por nënshkrimi prej 105 milionë eurove i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi, vështirë se është e përballueshme për italianët.

Paul Pogba dhe Lionel Messi (Getty Images)

Tuttosport ishte gazeta e parë që raportoi rreth marrëveshjes së Ronaldos me Juven – por në të njëjtën kohë kishin raportuar edhe për nisjet e bisedimeve mes Lionel Messit dhe Interit.

Sa për United, turneu i tyre para sezonit të SHBA përfundoi mbrëmë pasi mposhtën Real Madridin 2-1 në Miami.

Ata tani do të shkojnë në Gjermani për një miqësor të fundit me Bayern Munichun, para se të përgatiten për fillimin e sezonit të Ligës Premier. /Telegrafi/