Site icon Telegrafi

Pogba refuzon kontratën e re të Unitedit, Real Madridi vazhdon ndjekjen

Paul Pogba (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Mesfushori francez, Paul Pogba nuk po gjen marrëveshje rinovimi me Manchester Unitedin dhe kjo ka bërë Real Madridin të vazhdojë të vëzhgoj situatën e lojtarit.

Fituesi i Kupës së Botës me Francës ka ri-gjetur formën e tij më të mirë që nga ardhja e Ole Gunnar Solskjaer në Old Trafford, duke shkaktuar thashethemet se ai mund të nënshkruajë një marrëveshje të re.

Lexo po ashtu Real Madridi përgatit 500 milionë euro për blerjen e tre galaktikëve

Megjithatë, sipas gazetës spanjolle Marca, Pogba ka hedhur poshtë mundësinë për t’u angazhuar në bisedime mbi një kontratë të re me Djajtë e Kuq.

Pogba kohëve të fundit ka biseduar për një lëvizje në Santiago Bernabeu duke çuar në frikën se ai mund të largohet nga Old Trafford.

Lexo po ashtu Zidane e pranon publikisht: Më pëlqen Pogba, ka pak lojtarë si ai

Tani janë paraqitur raporte që sugjerojnë se mesfushori nuk pranoi mundësinë për të diskutuar kushtet e reja në janar, duke rritur mundësinë e një largimi të verës.

Transferimi i tij në Bernabeu është shumë i mundshëm në verë, pasi edhe lojtari pëlqen këtë destinacion dhe Zinedine Zidane pëlqen lojtarin. /Telegrafi/

Exit mobile version