Paul Pogba ka refuzuar vazhdimin e kontratën me Manchester Unitedin edhe pse vendosi të mbetet në Old Trafford edhe në këtë verë.
Ylli francez ishin shumë i lidhur me një largim nga Unitedi këtë verë, ku Real Madridi ishte klubi më i afërt me të, por një transferim nuk u materializua.
Megjithatë, pavarësisht se nuk plotësoi ëndrrën e transferimit te Reali këtë verë, Pogba është i prirur të sigurohet që ai të kalojë gjatë vitit të ardhshëm.
Sipas mediumit britanik The Mirror, mesfushori ishte objektivi kryesor i Zinedine Zidane për Los Blancos dhe francezi u zemërua pasi nuk arriti transferimin e tij.
Lojtari kryesor i Unitedit gjithashtu supozohet se është i interesuar për një transferim në Bernabeu dhe planifikon të refuzojë çdo përpjekje të Djajve të Kuq për ta lidhur atë me një kontratë afatgjatë.
Pogba, i cili kishte një çmim prej 200 milionë eurosh të vendosur nga Unitedi këtë verë – shpreson se ai mund të detyrojë me një largim vitin e ardhshëm nga refuzimi i tij për të zgjatur marrëveshjen e tij aktuale në Old Trafford. /Telegrafi/