Paul Pogba ka zbuluar se bashkëlojtari i tij te Manchester United, Marcus Rashford parashikoi të gjejë objektivin me një goditje të lirë spektakolare kundër Celta Vigos në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Djajtë e Kuq dukeshin që janë duke shkuar drejt një ngërçi frustrues në tokën spanjolle derisa intervenoi adoleshenti i tyre, Rashford, me një supergol.
Goli vendimtar i Rashfordit ka bërë skuadrën e Jose Mourinhos të ketë kontrollin përpara ndeshjes gjysmëfinale të kthimit në Old Trafford.
Talenti 19-vjeçar anglez ka bërë paraqitje të shkëlqyera që nga shkelja e tij në skuadrën e parë, ndërsa shoku i tij, Pogba, ka pranuar se besimi i tij është që një kohë të gjatë.
“Në fushë, ne nuk shikojmë moshën. Ai është duke bërë mirë këtë sezon dhe ne i besojmë atij”, ka thënë fillimisht Pogba për BT Sport.
“Kur ai mori atë goditje të lirë, ai më tha se ai do të shënonte dhe e vuri atë në mënyrën që është më e rëndësishmja”, përcjell Telegrafi.
“Ne patëm shumë shanse, ka ndodhur shumë herë këtë sezon, por ne duhet të vazhdojmë të punojmë në të dhe të vazhdojmë të krijojmë shanse”, përfundoi mesfushori francez. /Telegrafi/