Drejtuesit e Real Madridit kanë paralajmëruar mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba lidhur me kërkesat personale për një transferim.
Mesfushori francez mbetet një ndër objektivat kryesore të klubit madrilen pas mbylljes së marrëveshjes me Eden Hazardin e Chelseat.
Megjithatë, lojtari nuk do të paguhet aq sa po pret pasi që këtë ia kanë bërë të ditur zyrtarët e klubit të Los Blancos.
“Nëse vjen Neymari apo (Kylian) Mbappe, ne lehtë mund t’u japim atyre 20 milionë euro në vit për shkak se janë yje të mëdhenj botërorë”.
“Por një lojtar si Pogba, aq i mirë sa është, nuk mund të ngrihet në atë mënyrë dhe të bëhet menjëherë njeriu më i paguar. Ai duhet të mendojë dhe të bëjë ata që e këshillojnë më së miri”, ka pohuar një zyrtar i lartë i klubit spanjoll gazetës L’Equipe.
Ndryshe, 26-vjeçari është lidhur edhe me një rikthim te Juventusi si dhe kalimi te Barcelona. /Telegrafi/