Paul Pogba thuhet se i ka thënë Manchester Unitedit se dëshiron të largohet nga Old Trafford dhe të kthehet te Juventusi në afatin kalimtar të janarit.
Sipas mediumit britanik Sunday Express, Pogba i ka dhënë klubit anglez njoftimin se ai është i vendosur të largohet kur të hapet afati tjetër kalimtar i transferimeve, në mënyrë që t’u lejojë atyre disa muaj për të gjetur një zëvendësim.
Pogba, 25 vjeç, u kthye në Unitedi dy vjet më parë nga gjigantët italianë për një tarifë të transferimit prej 89.3 milionë funtesh apo mbi 100 milionë euro, por ka dështuar të gjej formën e tij më të mirë.
Marrëdhënia e tij me trajnerin e Unitedit, Jose Mourinho thuhet se është prishur – ndoshta deri në pikën e fundit – duke e lënë atë të lirë për të kërkuar një largim.
Ai ka qenë një objektiv për Barcelonën, të cilët pritet të kthehen në verën e ardhshme me një ofertë tjetër – sepse klubi spanjoll shpresonte që Unitedi të ulte kërkesat e tyre.
Por, Pogba e ka bërë të qartë se dëshiron të kthehet në Torino dhe të luajë në të njëjtën skuadër me Cristiano Ronaldon, i cili u transferua te Juventusi nga Real Madridi gjatë verës.
United ka humbur dy nga tre ndeshjet e tyre të para këtë sezon dhe një sagë transferimi e gjatë do të jetë gjëja e fundit që do të duan, por Pogba ka lënë të kuptohet se ishte i pakënaqur me jetën nën Mourinhon.
“Nëse nuk jeni të lumtur, nuk mund të jepni më të mirën tuaj. Ka gjëra që unë nuk mund të them ndryshe dhe nëse do të gjobitem”, ka thënë Pogba. /Telegrafi/