Futbollisti francez, Paul Pogba, mund t’i nënshtrohet një hetimi të policisë për përdorim të telefonit gjatë vozitjes.
Mesfushori i Manchester Unitedit ishte duke shkuar në stërvitje kur është fotografuar duke mbajtur telefonin në dorë, teksa voziste veturën Audi RS6-R që kushton 100.000 euro.
Lojtari më i shtrenjtë në botë, një ditë tjetër është fotografuar duke pirë jogurt nga një gotë plastike kur ishte duke vozitur jashtë kompleksit Carrington.
“Është frustuese kur i sheh futbollistët e nivelit të lartë që mendojnë se është në rregull ta përdorësh telefonin gjatë vozitjes. Ai duhet të japë shembull më të mirë”, kanë thënë nga një organizatë për siguri në rrugë.
Në Angli, vozitësit që kapen duke përdorur telefonin gjatë vozitjes humbin gjashtë pikë në lejen e vozitjes dhe gjobiten me 200 funte (235 euro). /Telegrafi/