A është Paul Pogba afër kalimit te Manchester Unitedi? Mesfushori i Juventusit është duke shtuar përherë e më shumë polemikat.
Sipas raportimeve, klubi anglez ka arritur marrëveshje për të rikthyer në ekip mesfushorin francez duke paguar shifër rekorde prej 110 milionë eurosh.
Edhe pse “Zonja e Vjetër” ka mohuar këto raportime, agjenti i futbollistit Mino Raiola nuk ka dhënë asnjë konfirmim se një marrëveshje është përfunduar.
Tani Pogba ka nxitur spekulimet me një postim në Instagram me agjentin e tij duke shkruar: “Ne themi gjithçka duke mos folur asgjë”.