Telegrafi

Pogba mesazh Mourinhos me asistim dhe gol nga gjuajtja e lirë në ndeshjen mes Francës dhe Rusisë

(Foto: Twitter/Manchester United)

Paul Pogba ishte fantastik në ndeshjen ndërmjet miqësore ndërmjet Rusisë dhe Francës, e cila përfundoi me fitoren e Les Bleus me rezultat 3-1.

Me paraqitjen e tij, mesfushori i Manchester Unitedit i ka dërguar një mesazh trajnerit të Djajve të Kuq, Jose Mourinho, i cili e ka mbajtur në bankën rezervë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Paul Pogba

25-vjeçari ka startuar vetëm në katër prej dhjetë ndeshjeve të fundit të Unitedit, ndërsa nuk kishte startuar ndaj Sevillas në të dyja ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

(Foto: Getty Images)

Pas humbjes nga Kolumbia në Paris, Didier Deschamps vendosi që t’i angazhonte dy lojtarët e Manchester Unitedit, Anthony Martial dhe Paul Pogba, nga minuta e parë në ndeshjen kundër Rusisë.

Pogba u tregua vendimtar në këtë takim duke dhuruar asistimin në golin e parë të Francës, të cilin e shënoi Kylian Mbappe (40′).

(Foto: Twitter/Manchester United)

Me të filluar pjesa e dytë (49′), mesfushori u tregua fantastik me një goditje nga gjuajtja e lirë, e cila u ndal në rrjetë.

Fedor Smolov (68′) shënoi golin e nderit për Rusinë, ndërsa Mbappe shënoi edhe një gol (88′) pas asistimit të Blaise Matuidit. /Telegrafi/