Telegrafi

Pogba-Man Utd, 48 orët e ardhshme vendosin çdo gjë

Juventusi dhe Mancheste Unitedi raportohet se janë shumë afër arritjes së marrëveshje për transferimin e Paul Pogbas drejt Anglisë.

Sipas SkySport Italia, Djajtë e Kuq do të paguajnë 110 milionë euro dhe bonuse për rekord të ri botëror për transferimin e mesfushorit francez.

Lexo po ashtu Historia e picamenit që kërkon 20 milionë euro për transferim dhe ka pushtuar botën e futbollit (Foto)

Në raportim thuhet se 48 orët e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen e futbollistit, transmeton Koha.net.

Raportohet se marrëveshja u vonua për shkak se asnjëri ekip nuk pranonte të paguante 20 milionë euro për agjentin Mino Raiola, por që tani thuhet se është arritur edhe kjo marrëveshje dhe pagesën do ta bëjë Unitedi.

23-vjeçari do të ribashkohet me Unitedin katër vjet pasi kaloi në Serie A, si lojtar i lirë.

Lexo po ashtu Allegri pyetet për vlerën e madhe të Pogbas dhe Higuainit, ndërsa përgjigjja e tij ishte interesante