Paul Pogba thuhet se është tërhequr nga turneu parasezonal i Juventusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi pësoi një dëmtim në gju.
29-vjeçari francez e pësoi këtë problem në një seancë stërvitore në Los Angeles javën e kaluar, duke u detyruar të largohej nga fusha duke çaluar.
Ai fillimisht ishte optimist dhe supozohej se nuk ishte asgjë serioze, por testet e mëvonshme zbuluan se ai mund të ishte jashtë për dy apo tre muaj nëse kërkohej një operacion.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Pogba po largohet nga kampi i Juventusit në SHBA për t’u rikthyer në Itali, për të nisur procesin e rikuperimit.
Ai është vendosur të vizitojë një specialist për të përcaktuar nëse kërkohet një operacion apo jo, dhe nëse po, ai do të mbetet jashtë fushave për pak më shumë se sa pritej.
Tani duket e pamundur që Pogba të jetë i gatshëm në kohë për ndeshjen e parë të Juventusit në sezonin e ardhshëm të Serie A kundër Sassuolos, më 15 gusht. /Telegrafi/
#Pogba ha lasciato il ritiro negli #Usa e sta tornando in #Italia @Gazzetta_it
— Fabiana Della Valle (@FabDellaValle) July 27, 2022