Telegrafi

Pogba kundër Ibrahimovicit: Sfida për lëvizjet e lira me top

Paul Pogba ka sfiduar Zlatan Ibrahimovicin në stilin e lirë me top.

Mesfushori francez ka filluar sfidën  “#HomeSkillsChallenge” , duke përmendur ne video emrin e sulmuesit suedez.

Ibrahimovic menjëherë i është përgjigjur Pogbas dhe ka filluar të bëjë stile të lira me top.

Kjo sfidë filloi shkaku që të gjitha ndeshjet në pesë ligat evropiane janë suspenduar dhe lojtarët po qëndrojnë të vetëizoluar.

Ende nuk dihet se kur mund të vazhdojë sezoni i mbetur në gjysmë, por lojtarët po përkujdesën që t’i mbajnë aktiv fansat e tyre me sfida të ndryshme. /Telegrafi/