Telegrafi

Pogba kryen tekstet mjekësore te United?

Manchester United është shumë afër transferimit më të shtrenjtë në histori të futbollit.

Sipas asaj që raporton ‘Eurosport’, mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, shumë shpejt do të zyrtarizohet si lojtar i Manchester Unitedit.

‘Eurosport’, raporton se Pogba ka kaluar me sukses testet mjekësore gjatë ditës së sotme dhe se sezonin e ardhshëm do ta vesh fanellën e ‘Djajve të Kuq’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet

Kështu raporton edhe ESPN, sipas të cilës, 23 vjeçari kaloi me sukses testet mjekësore pas arritjes së marrëveshjes mes klubeve, ku Unitedi do t’i paguajë 95 milionë funte Juventusit derisa 20 milionë të tjera agjentit të lojtarit, Mino Raiolas.

Pogba do të kalojë shifrat e Ronaldos, Higuainit e Gareth Bale.