Mesfushori francez, Paul Pogba i ka thënë Manchester Unitedit se dëshiron ta shesin te Real Madrid .
Sipas gazetës AS, Pogba tani ka marrë gjërat në duart e veta dhe i kërkoi Unitedit të lënë atë të largohet këtë verë.
Madje thuhet se 26-vjeçari tashmë ka rënë dakord me Real Madridin për kushtet personale dhe ata do t’i paguajnë atij 10.3 milionë funte në vit.
Kjo shifër besohet të jetë ajo që kërkon Pogba dhe te klubi mbretëror nuk e shohin aspak problem t’ia japin këtë pagë.
Pogba thuhet se dëshiron ta zgjidh të ardhmen e tij më shpejt në përpjekje për të shmangur një ‘telenovelë verore’, siç ishte në vitin 2016 kur u largua nga Juventusi dhe u kthye në Manchester.
Ndryshe, francezi po shijon një super-sezon me Djajtë e Kuq në aspektin individual pasi ka shënuar 16 gola dhe 11 asistime në të gjitha garat. /Telegrafi/