Është raportuar se ka një klauzolë që do t’i lejonte Paul Pogbas të Manchester Unitedit të bashkohej me Juventusin, por një marrëveshje ka shumë pak gjasa të ndodh.
Mesfushori francez u bashkua me Djajtë e Kuq nga Bianconerët në verën e vitit 2016 për atë që atëherë ishte një rekord botëror i transferimeve.
Transferimi i thuhet se ka kushtuar plot 105 milionë eurosh plus 20 milionë tjera euro shtesë në bonuse, duke quar tarifën në 125 milionë euro.
Megjithatë, ai është ‘injoruar’ vazhdimisht nga menaxher i Unitedit, Jose Mourinho në javët e fundit.
Ky ‘injorim’ duke e lënë në disa ndeshje në bankë rezervë dhe duke e zëvendësuar shpejt kanë çuar në thashetheme që francezi do të largohet në fund të sezonit.
Sipas gazetës francez L’Equipe, ka pasur një klauzolë në marrëveshjen që e mori Pogba tek Old Trafford, gjë që do t’i lejojë Juventusit të blejë atë për rreth 60 milionë euro pas një kohe.
Edhe nëse është kështu, pagat e tij prej 12 milionësh nuk do të përputhej në Torino dhe nuk është e sigurt që Zonja e Vjetër do ta merrte atë pasi ai e shtyu për të shkuar në Angli.
Pogba gjithashtu është në radarin e gjigantit spanjoll, Real Madridit, dhe në verë mund të ketë ndryshime në karrierën e tij. /Telegrafi/