Telegrafi

Pogba i jep shpresë Real Madridit për kalimin në Bernabeu

Paul Pogba (Foto: Goal.com)

Real Madridi ka marrë një lajm të mirë nga Paul Pogba, pasi pritet të ndodhë kalimi i tij në Santiago Bernabeu.

Mesfushori francez e dëshiron largimin Manchester United, shkaku i objektivave që nuk kanë dalë të suksesshme në vitet e fundit.

AS bën të ditur se Pogba është i gatshëm që të largohet nga Old Trafford, mirëpo kërkon një pagë të majme.

Fituesi i Kupës së Botës kërkon 19 milionë euro në edicion që të kalojë te Los Blancos, gjersa kërkohet edhe nga Juventusi.

Por, Zonja e Vjetër nuk është e gatshme që t’i paguajë atij atë shumë, andaj madrilenët tani janë favoritë për të transferuar atë. /Telegrafi/