Telegrafi

Pogba: Jam i zhgënjyer që nuk tranferuam Griezmannin

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, ka shprehur zhgënjimin e tij të thellë me faktin se Antoine Griezmann nuk ka kaluar drejt Manchester Unitedit.

Sulmuesi i Atleticos ishte pritur që t’i bashkohej Unitedit këtë verë, por ai vendosi që të rinovonte.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth transferimeve

“Griezmann? Gjithmonë zhgënjehesh kur dëgjon se një prej shokëve të tu më të mirë dhe një prej sulmueve më të mirë në botë nuk do të luaj për ekipin tënd, por unë i dëshiroj atij më të mirat”.

“Qoftë te Atletico, Unitedit apo City, unë jam tifozi i tij numër një”, ka deklaruar Pogba.

Pogba dhe Griezmann njihen për miqësinë e madhe që kanë. /Telegrafi/