Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba ka mirëpritur idenë për të luajur së bashku me bashkëlojtarin e tij te Franca, Kylian Mbappe, sezonin e ardhshëm.
Superyllit francez i skadon kontrata me Unitedin gjatë verës dhe është i lirë të zgjedhë ekipin e tij të ri në çdo fazë.
Tani në detyrën ndërkombëtare me Francën, Pogba foli për të ardhmen e tij dhe lidhjet me Real Madridin, ku Mbappe gjithashtu ka të ngjarë të lëvizë si lojtar i lirë këtë verë.
Pogba ka folur edhe në lidhje me lojën e mundshme me Mbappen në nivel klubi, duke e lënë të hapur mundësinë.
“Pse jo? Është gjithmonë mirë të luash me shokët e skuadrës si për kombëtaren e Francës ashtu edhe për klubin tënd”, ka thënë Pogba për Le Figaro.
Megjithatë, ende nuk dihet asgjë në lidhje më të ardhmen e dy yjeve francezë dhe afati kalimtar i verës pritet të sqaroj gjithçka.
Pogba ka qenë gjithashtu i lidhur edhe me Juventusin dhe Paris Saint-Germain vitet e fundit. /Telegrafi/
« J’en ai marre »??
T’inquiète 3 mois et demi à tenir Kylian encore? pic.twitter.com/aQuIS9dzS0— ????????. (@p_fc28) March 22, 2022