Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba ka thënë se është i lumtur që Neymari dëshiron që ai të transferohet në Barcelonë, por ka theksuar se është i lumtur tek Juventusi.
Pogba është i lidhur me një kalim te katalunasit, dhe ditë më parë Neymar kishte thënë se mesfushori francez do të përshtatej shumë mirë në Barcelonë, duke shtuar se është një fans i madh i tij, transmeton Koha.net.
“Është shumë mirë që një lojtar i madh si Neymari më çmon mua. Të gjithë duan të luajnë për kampionët, por jam i lumtur në Juventus dhe jam i fokusuar që ta fitoj titullin e ligës”, është shprehur francezi për Gazzetta dello Sport.
Pogba ka shënuar shtatë gola në 30 ndeshje në Serie A në këtë sezon, duke asistuar në tetë raste për bashkëlojtarët. Ai ka kontratë me Zonjën e Vjetër deri në qershor të vitit 2019.