Telegrafi

Pogba flet për fitoren dhe rikthimin e mundshëm te Juventusi

Paul Pogba (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Paul Pogba ka thënë se fitorja ndaj Juventusit në udhëtim ishte shumë e rëndësishme, por se nuk mundi të festonte shkaku i ndjenjave që ka ende për klubin bardhezi dhe tifozët e tyre.

Mesfushori francez ka folur pas fitores 2-1 të Unitedit te Juventusi, teksa u pyet edhe për një rikthim të tij në Torino.

“Fitorja ishte e rëndësishme, por tifozët e Juventusit më dhanë një mirëseardhje të mirë”, ka thënë fillimisht Pogba për Sky Sport Italia dhe Rai Sport.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Juventus 1-2 Manchester United, Ronaldo me vlerësimin më të lartë

“Nuk e festova kur kaluam në epërsië 2-1, u ndjeva shumë çuditshëm. Pashë kaq shumë njerëz që unë i njoh mirë”.

“Kemi luajtur kundër një skuadre të madhe dhe ne me të vërtetë duhej të fitonim sonte”.

“Rikthimi te Juventusi? Kush e di, tani jam me Unitedin. Ka aq shumë fjalë për këtë, por jam i lumtur që jam duke luajtur për Manchester Unitedin”.

Lexo po ashtu Pogba: Torino është shtëpia ime

“Ishte e mrekullueshme që po kthehesha këtu, edhe pse ndihesha çuditshëm të hyja në zhveshtoren tjetër. Isha i mësuar me atë të Juventusit”.

“Reagimi i tifozëve me të vërtetë më lëviz, pasi i humba ato dhe futbollin italian. Ishte fantastike të kthehesha në këtë stadium, ku fillova dhe fituam trofe të mëdhenj”, përfundoi francezi. /Telegrafi/