Mesfushori francez, Paul Pogba ka thënë se ekipi i tij Juventusit ende nuk e ka të sigurt titullin e Serie A, por duhet të mendojnë të fitojnë ndeshjet e mbetura.
Juventusi sonte ka bërë një hap të madh drejt mbrojtjes së titullit, duke e mposhtur në San Siro Milanin me rezultat prej 1 me 2, transmeton Koha.net. Një nga golashënuesit në këtë takim ishte edhe Paul Pogba.
“Ende nuk kemi bërë asgjë për titull. Kemi ende ndeshje të mbetura dhe duhet të mendojmë që t’i fitojmë ato”, është shprehur ai për faqen zyrtare të klubit, transmeton koha.net.
Ndërsa për takimin e sontëm kundër Milanit ai tha se, “pasi ishim në disavantazh ne e hapëm lojën dhe rezultati erdhi”.
Zonja e Vjetër prinë në tabelën e klasifikimit 76 pikë, nëntë më shume se Napoli që mban vendin e dytë.