Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, dëshiron të kthehet te Juventusi, por për të bërë këtë, duhet të ul pagën që merr aktualisht.
E ardhmja e francezit mbetet e paqartë teksa ai është futur në muajt e fundit të marrëveshjes së tij me klubin nga “Old Trafford” dhe ai është i lirë të nënshkruajë një marrëveshje para-kontrate me klubet jashtë Anglisë.
Pogba së fundmi u kthye pas një pushim të gjatë shkaku i dëmtimit dhe shënoi në barazimin me Burnleyn në ndeshjen që u mbyll 1-1.
Aktualisht nuk ka indikacione se ai do të zgjasë qëndrimin e tij me “Djajtë e Kuq”.
Sipas Il Bianconero, Pogba ka vendosur për një rikthim në Juventus, pavarësisht interesimit nga Real Madrid dhe Paris Saint-Germain, por paga e tij prej 290 mijë funte (343 mijë euro) në javë do të jetë një pengesë.
28-vjeçari do të detyrohet të ulë pagat e tij në mënyrë që të kthehet në Torino, por shitja e mundshme e Matthijs de Ligt mund të rrisë arkat e Juves.
Pogba sa ishte te Juve shënoi 34 gola dhe dha 40 asistime në 178 ndeshje./Telegrafi/