Sipas Marcas, mesfushori francez i Manchester Unitedit, Paul Pogba, ka kërkuar të largohej nga klubi për tu bashkuar me Juventusin.
Ka qenë vetë lojtari që i ka kërkuar menaxherit, Mino Raiola, bashkimin me klubi nga Torino.
Kjo pasi lojtari ndjehet shumë mirë te klubi i Juventusit, aty ku kaloi tri vite.
Kanë qenë përplasjet me trajnerin Jose Mourinho, që e kanë bërë situatën aspak të mirë mes palëve.
Pogba që u shpall kampion bote donte të largohej, por United nuk e pranoi asnjë ofertë për të.
“Djajtë e Kuq” kërkojnë të paktën 110 milionë euro për lojtarin për të cilin ishte interesuar edhe Barcelona.
Francezi donte të rikthehej te Juventus, ku u afirmua si një nga mesfushorët më të mirë në botë, por klubi italian nuk ishte gati të paguante. /Telegrafi/