Telegrafi

Pogba dhe Zidane bëjnë presion për një marrëveshje mes Unitedit dhe Realit

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba ka marrë inkurajim të ri për një transferim te Real Madridi të vitit 2020.

Sipas mediumit Okdiario, një transferim në janar nuk ka të ngjarë të ndodh, por Pogba është siguruar se trajneri i Realit, Zinedine Zidane mbetet i vendosur për ta sjellë atë në Spanjë vitin e ardhshëm.

Ndjenja është e ndërsjellë, pasi edhe pse Juventusi është gjithashtu i interesuar, Pogba e ka bërë të qartë përparësinë e tij është të luajë për Zidanen te Reali.

Lexo po ashtu Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez planifikon të ofrojë dy lojtarë dhe para për Pogban

Pogba dhe Zidane shtynë shumë për një transferim verën e kaluar, por një marrëveshje u ndërpre pasi Reali refuzoi të paguajë 200 milionë eurot e kërkuara nga Reali.

Sidoqoftë, me përfundimin e kontratës së Pogbas në vitin 2021, ekziston një besim që Unitedi do ta ulë çmimin e tyre në një vlerësim më të arsyeshëm gjatë verës.

Lexo po ashtu Zidane i bindur për Pogban, pret transferimin e tij në verë

Kjo pasi do të jetë shansi i tyre i fundit për të marrë para të mira nga shitja e mesfushorit francez.

Ndryshe, Pogba ka luajtur shumë pak këtë sezon me Djajtë e Kuq shkaku i lëndimeve. /Telegrafi/