Paul Pogba edhe një herë ka treguar se është person që i do shakatë, por kësaj radhe viktime e tij ka qenë një gazetare.
Lojtari gjendet ne Los Anglos me pjesën tjetër të skuadrës së Manchester United, ku do të fillojnë fazën përgatitore.
Gazetarja e ESPN, Alexis Nunes, ishte në vendin ku po qëndron klubi anglez, ku bëri një intervistë me Paul Pogban dhe Romelu Lukakun.
Romelu Lukaku së fundmi është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Manchester United dhe siç duket po kalon mirë me klubin e ri.
Gazetarja e ESPN, u bë pjesë e një loje që njihet si gurë, letër dhe gërshërë.
Kur ajo e humbi lojën, Pogba nuk priti dhe e gjuajti në pishinë.
Para ca ditëve dyshja ishin pjesë e një problemi jo të vogël, kur u ndalën edhe nga policia.
United do të luajë disa ndeshje miqësore me skuadra si LA Galaxy, Real Salt Lake, Manchester City, Real Madrid, Barcelona, Valarenga dhe Sampdoria. /Telegrafi/
.@paulpogba vs. @alexisenunes vs. @RomeluLukaku9 in rock, paper, scissors? You know it!
Keep your 👀 here for more exclusive content 🔜. pic.twitter.com/aPOTYJeOm6
— ESPN FC (@ESPNFC) July 10, 2017