Paul Pogba kryeson listën e katër lojtarëve që Xavi dëshiron te Barcelona, ndërsa përveç tij dëshirë e madhe është edhe Erling Haaland.
Emërimi i Xavit në krye të ekipit nga Camp Nou është vetëm çështje kohe, pasi dëshira e tij dhe e drejtuesve të Barcelonës është e dyanshme.
Al Sadd është në mes, por shumë shpejtë pritet të arrihet një marrëveshje trepalëshe dhe Xavi të rikthehet te klubi katalunas.
Me rikthimin e Xavit thuhet se do të rikthehen edhe yjet e mëdha, pasi spanjolli tashmë ka një listë me lojtarët që dëshiron.
Sipas mediumit El Nacional, Pogba është njëri nga katër lojtarët që Xavi i ka identifikuar si nënshkrime që dëshiron te Barcelona.
Xavi ‘draws up four-man Barcelona transfer wish list ahead of becoming managerhttps://t.co/Cy1kgqL5lT
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) November 2, 2021
Kontrata e Pogbas me Manchester United përfundon në fund të sezonit dhe Xavi do të donte të shihte klubin të bënte një shtytje për ta sjellë atë në Spanjë.
Gjithashtu në listën e dëshirave të Xavit është një tjetër klient i agjentit Mino Raiola.
Bëhet fjalë për sulmuesin sensacional të Borussia Dortmund, Erling Haaland, i cili kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane.
Dy lojtarët tjerë në listën e dëshirave të Xavit janë edhe Dani Olmo i RB Leipzig dhe Jules Kounde i Sevillas. /Telegrafi/