Lojtarët e Juventusit e dinë mirë se Paul Pogba dëshiron të largohet nga Manchester United.
Klubi italian po konkurron me Real Madridin për francezin, megjithëse skuadra angleze këmbëngul që nuk do të lejojë të largohet lojtari për më pak se 180 milionë euro.
Reali, ku trajneri Zinedine Zidane ka folur publikisht se admiron lojën e mesfushorit krijues, prioritet të ri e ka sjelljen e shtatgjatit të kombëtares kampione të botës, Francës.
Megjithatë, Tuttosport raporton se 26-vjeçari ua ka kumtuar dëshirën ish-bashkëlojtarëve se do të dëshironte të veshte sërish fanellën bardhezi.
Pogba ishte në Itali muajin e kaluar për ditëlindjen e Andrea Barzaglit dhe u bëri të qartë shokëve të skuadrës se dëshiron të kthehet në Apenine.
Ndryshe, Pogba deri më tani është paraqitur 92 raste për Unitedin dhe ka shënuar 24 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/