Telegrafi

Pogba dëshiron të bëhet McGregor, imiton irlandezin me ‘ecjen famëkeqe’ (Video)

Paul Pogba ka marrë pak kohë nga trajnimi me Francën për të imituar ‘ecjen famëkeqe’ apo ‘notorious walk’ të yllit të arteve të përziera marciale, Conor McGregor.

Mesfushori i Manchester United ka zbavitur tifozët me postimin e tij të fundit në ‘Instagram’, ku lansoi një video gjatë pushimit ndërkombëtar.

Në këtë postim, Pogba imiton ecjen e bërë të famshme nga kampioni i dyfishtë i UFC, i cili u bë Kampion i peshave të lehta të UFC-së në natën e shtunë, ku McGregor mundi Eddie Alvarez në UFC 205.

Ky titull e pa djalin nga Dublini të bëhet luftëtar i parë q mbanë dy rripa të UFC në të njëjtën kohë, diçka që në mënyrë të qartë e ka impresionuar edhe mesfushorin e ‘Djajve të Kuq’, Pogban, i cili ka vendosur ta imitoj. /Telegrafi/

McGregor në stilin ‘notorious walk’: 

Pogba duke imituar McGregorin:

 

The notorious walk ???? bonne semaine à tous @equipedefrance #fiersdetrebleus @thenotoriousmma

A video posted by Paul Labile Pogba (@paulpogba) on