Telegrafi

Pogba befason me deklaratën për Topin e Artë

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba ka thënë se nuk është gati që ta fitojë Topin e Artë, ndërsa primare mbetet Liga e Kampionëve.

Francezi është duke u bërë gati për finalen e Kupës së Italisë që zhvillohet me 21 maj kundër Milanit.

“Po mbarojmë një sezon të madh, pas largimit të Andrea Pirlos dhe Carlos Tevezit që lanë një boshllëk të madh”.

“Çdo finale duhet të fitohet dhe duhet ta bëjmë edhe në këtë. Duhet të bëjmë histori dhe të fitojmë dy herë radhazi dy trofetë në Itali”.

“Hapi i ardhshëm do të ishte Liga e Kampionëve. Kam shumë për të dhënë para se ta fitojë Topin e Artë”, ka thënë Pogba. /Telegrafi/